Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka ironizuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke i thënë i ka humbur busulla, raporton Gazeta Blic.
Basha përmes një postimi në facebook ka thënë se Rama njeherë mashtroi publikun për Lojërat Mesdhetare tash për projektin në vlerë 350 milion euro.
“Ky bashkëpunëtori i LDK-së niherë dul mashtroj publikun se qysh ky i ka ‘organizu’ Lojërat Mesdhetare, ku kontributin e vetëm në komplet procesin e ka veç një nënshkrim, sikur që e kanë edhe 6 kryetarë të komunave tjera”, ka shkruar Basha.
“Tash paska thanë Qeveria po ma bllokon ni projekt që po kushtojka veç 350 milion euro. Po me pas kanë Kryetar i Londrës kishin ba hajgare m’i lyp 350 milion euro, e jo për ni udhë n’Prishtinë”, ka shkruar tutje.
“Qysh ka thanë ai i moçmi, ide edhe unë kam plotë, veç a ki pula”, përfundon Basha.


