Lajme

Basha: Mendoj që i kemi numrat për Qeveri

04/21/2025 14:31
nga:Genita C

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka deklaruar se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, duke shtuar se partitë opozitare duhet të kontribuojnë në këtë proces, raporton GazetaBlic.

Basha tha se ka konsultime për formimin e Qeverisë dhe është i sigurt se kanë numrat për ta formuar atë.

Ai theksoi se, përderisa Albulena Haxhiu është propozimi i vetëm për kryeparlamentare, kjo pozitë është përgjegjësi e të gjitha partive politike.

Basha gjithashtu shprehu habi për faktin se nuk ka protesta nga veteranët e luftës për situatën aktuale.

“Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëv”, tha Dimal Basha.

“Presim që deputetët të jenë shqiptarë të partive opozitare. Numrin tim e kam me vete, besoj edhe numrat e tjerë janë. Sigurt që ka konsultime. Mendoj që i kemi numrat për qeveri. Qeveria është shumë kritike, kurse kryekuvendarja është përgjegjësi e të gjitha partive politike. Është mendim hipotetik, vetëm Haxhiu është propozimi. Presim dhe shohim. Është habi si sot nuk janë veteranët e luftës të protestojnë”, tha deputetit i VV-së.