Nicolo Barella konsiderohet si një prej futbollistëve italianë më të mirë në rolin e tij dhe jo më kot për 26-vjeçarin e Inter kanë nisur zërat në lidhje me merkaton verore.
Së fundmi, nga Anglia del në pah interesi i Liverpool, por edhe Chelseat. Në fakt, objektivi kryesor i The Reds-ave është Jude Bellingham i Borussia Dortmund, por për të mbërritur te talenti britanik nuk është një rrugë e lehtë pasi Real Madrid është investuar fuqishëm për ta transferuar në Bernabeu.
Ndaj, opsioni më i arritshëm është Nicolo Barella, për të cilin Liverpool është gati të investojë deri në 65 milionë paund. Nga ana tjetër, edhe Chelsea mendon për Barellën megjithatë situata te “Blutë e Londrës” është pak e paqartë sepse merkato do të varet nga trajneri i sezonit të ardhshëm dhe planet aktuale mund të ndryshojnë.
Në këtë formë, Liverpool është kandidati më serioz për të transferuar Barellën me Inter që do të provojë të rezistojë për një lojtar që e konsideron si kapitenin e së ardhmes, megjithatë oferta e anglezëve dhe vendosmëria e lojtarit për të provuar një eksperiencë të re mund të rezultojë vendimtare.


