Lajme

Bardh Rugova: U krijua bindja që për të qenë shkrimtar duhet të shkruash si Kadare

07/02/2024 20:45
nga:Sh R

Sonte në Pressing në T7 po flitet për jetën dhe veprimtarinë e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Profesori Bardh Rugova tha se në letërsinë shqiptare ka përpjekje të shkruajnë e të mendojnë si Kadare.

“U krijua një bindje që për të qenë shkrimtar duhet të shkruash sikur Kadare. Kemi një varg imitatorësh të Kadaresë, në letërsinë shqiptare përpiqen ta imitojnë edhe si mënyrë e shkrimit edhe të menduarit. E kanë përshtypjen se shumë prej tyre shkruajnë si do ta kishte shkruar Kadare”, tha Rugova në Pressing.

“Kjo pastaj ka sjellë një mënyrë relativisht të ngushtuar të botës letrare shqiptare, nuk është eksperimentuar mjaftueshëm me rima të reja, me drejtime të reja. Është eksperimentuar por ato gjithmonë janë lënë në margjina…Një letërsi e mirë shqiptare është krijuar pikërisht në këtë rrafsh…”, u shpreh ai.