Barcelona ka zyrtarizuar dje në mesditë rinovimin e kontratës së Sergi Robertos për një sezon (i përfundonte kontrata në qershor).
Sergio Busquets është një tjetër nga lojtarët veteran që del i lirë këtë verë.
Klubi “blaugrana” ka rënë dakord me menaxherin e tij, që të ulet dhe të studiojë të ardhmen e tij javën e ardhshme.
Kapiteni i Barcelonës, i cili bëri kapërcimin në ekipit të parë në sezonin 08-09, nuk është i qartë për të ardhmen e tij.
Disa muaj më parë, ai kishte vendosur t’i jepte fund karrierës së tij të gjatë, të suksesshme dhe të njohur në Barcelonë, por këmbëngulja e Xavit, i cili nuk mund të gjejë një zëvendësues të përballueshëm financiarisht në treg, e bindi që të qëndronte.
Gjithsesi, Busquets, 34 vjeç, pret të dëgjojë propozimin e klubit për të marrë një vendim, pasi për momentin drejtuesit nuk e kanë informuar zyrtarisht për qëllimin që ata kanë.
Joan Laporta, Xavi dhe drejtuesit kanë bërë deklarata publike në të cilat kanë shprehur dëshirën që Busquets të vazhdojë si lojtar i Barçës, por kjo nuk është përkthyer në një qasje zyrtare.
Klubi katalanas, megjithatë, nuk do të jetë në gjendje t’i ofrojë atij një pagë të lartë për shkak të vështirësive financiare që po kalon.
Edhe Sergi Roberto ka rinovuar me një pagë shumë modeste.
Busquets, i cili ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon, ndër të cilat 26 si titullar, ka oferta nga MLS dhe një tjetër nga Arabia Saudite.
Te dyja shumë të mira ekonomikisht. Kapiteni katalanas është tashmë një legjendë e Barcelonës: ka luajtur në 710 takime me ekipin e parë dhe ka fituar 33 tituj.


