Sporti

Barcelona synon goditje të dyfishtë për mesfushën në afatin kalimtar të janarit

12/20/2023 18:33
nga:Mergim Rreci

Diario Sport pretendon se Adrien Rabiot dhe Marco Verratti janë objektivat kryesore të Barcelonës për të zëvendësuar Gavi të dëmtuar në janar.

Gavi së fundmi ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe është përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit, duke përfshirë edhe Euro 2024 verën e ardhshme. Gazeta spanjolle Sport pretendon se Rabiot dhe Verratti janë opsionet kryesore të Xavi për të zëvendësuar mesfushorin e talentuar 19-vjeçar muajin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata e Rabiot me Juventus skadon në qershor 2024, por bardhezinjtë janë të gatshëm të zgjasin qëndrimin e tij në klub dhe nuk janë të interesuar të shesin francezin në afatin kalimtar të dimrit. Prandaj, bardhezinjtë nuk do ta shesin 28-vjeçarin muajin e ardhshëm nëse ai nuk bën presion të kalojë te Barcelona.

Verratti, nga ana tjetër, iu bashkua skuadrës së Katarit Al-Arabi për rreth 45 milionë euro në shtator, por Barcelona nuk mund të përballojë të njëjtën tarifë dhe mund ta marrë lojtarin vetëm në huazim, sipas Sport.

Verratti ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, kështu që nëse Al-Arabi pranon ta huazojë italianin për gjashtë muaj, ish-ylli i PSG-së do të duhet të nënshkruajë një zgjatje njëvjeçare me klubin e tij aktual.

/GazetaBlic Sport/