Sporti

Barcelona po monitoron situatën e Osimhen

03/19/2025 12:37
nga:Mergim Rreci

Disa klube evropiane, përfshirë Barcelonën, kanë synuar Victor Osimhen, por sipas Corriere dello Sport, katalanasit shpresojnë që Napoli të ulë çmimin e tyre prej 75 milionë euro gjatë verës.

Barcelona është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e sulmuesit të Napolit, Osimhen, i cili aktualisht është në huazim te Galatasaray.

Sulmuesi nigerian ka një klauzolë prej 75 milionë euro në kontratën e tij me Napolin. Marrëveshja përfundon në qershor 2026, por skuadra e Serisë A ka një mundësi për ta zgjatur atë për një edicion të mëtejshëm për të shmangur largimin e tij me parametra zero.

/GazetaBlic Sport/