Sipas Diario Sport, Barcelona po përshpejton shitjet e disa yjeve në afatin kalimtar të verës.
Largimet do të jenë çelësi për Blaugranët që të përmbushin rregullin 1:1 të FFP të La Ligës, i cili do t’i japë klubit fleksibilitetin për të nënshkruar dhe regjistruar lojtarë pa ndërlikime.
Kandidatët kryesorë në listën e lojtarëve që do të largohen janë Roony Bardghji, Marc Casado dhe Marc-Andre ter Stegen.
Roony dhe Casado kanë tërhequr shumë pretendentë dhe largimet e tyre janë në plan për shkak të mungesës së rëndësisë së tyre në skuadër.
Megjithatë, situata e Ter Stegen duket shumë larg të qenit e thjeshtë për shkak të mungesës së ekipeve të interesuara.
/GazetaBlic Sport


