Sporti

Barcelona në telashe, njofton edhe për lëndimin e super-talentit Yamal

10/09/2023 17:07
nga:E K

Barcelona është vënë në telashe të mëdha pas ndeshjes së mbrëmshme me Granadan.

Gjiganti katalunas njoftoi sot se qendërmbrojtësi Jules Kounde e ka pësuar një dëmtim të ligamenteve të gjurit të majtë, ndërsa lojtari s’do të mundë ta ndihmojë Kombëtaren e Francës në kualifikimet e Euro 2024 këtë muaj.

Ndërkohë, “Blaugrana” përmes Twitterit kanë njoftuar se në listën e të lënduarve është futur edhe super-talenti Lamine Yamal.

Shënuesi i njërit prej dy golave të Barçës mbrëmë, i cili u bë lojtari më i ri në histori të La Ligës që shënon gol, ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

“Ai është jashtë fushës dhe rikuperimi i tij do ta përcaktojë se kur do të jetë në dispozicion. Ai do t’i bashkohet ndërkohë Kombëtares së Spanjës dhe stafi mjekësor i saj do ta vlerësojë gjendjen e lojtarit”, njofton klubi katalunas.