Sporti

Barcelona në përgatitje për El Clasicon, disa yje stërviten edhe në ditën e pushimit

10/22/2026 18:37
nga:Mergim Rreci

Lojtarët e Barcelonës patën të enjten një ditë pushimi për herë të parë pas dy javësh me ngarkesë të lartë.

Katalanasit shfrytëzuan rastin për t’u rikuperuar fizikisht, në prag të përballjes së rëndësishme ndaj Real Madridit.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do t’i rikthehet stërvitjes të premten, në orën 12:00, për të vazhduar përgatitjet për El Clásicon e së dielës.

Megjithatë, jo të gjithë futbollistët zgjodhën të pushonin. Lamine Yamal, Fermín Lepez, Pedri, Xavi Espart, Gerard Martin dhe Wojciech Szczesny u paraqitën vullnetarisht në bazën stërvitore për të vazhduar punën.

/GazetaBlic Sport/