Sporti

Barcelona mund të marrë trofeun e La Ligës pas ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Real Betis

05/05/2026 11:05
nga:L J

Barcelona është shumë pranë fitimit të titullit të La Ligës.

Me një epërsi të pakapërcyeshme prej 11 pikësh në krye, ata mund të kurorëzohen kampionë me një fitore ose një barazim kundër Real Madridit në El Clasico këtë fundjavë. Barca ka ende tre ndeshje të tjera kundër Alaves, Real Betis dhe Valencias.

Sipas Diario Sport, ngjashëm me ligat e tjera në Evropë, Barca mund t’i jepet titulli në ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit kundër Betis në fundjavën e 16-17 majit, me kusht që të vulosin ligën në dy ndeshjet e ardhshme.

Gjigandët katalanas janë të vendosur të përfundojnë punën në El Clasico si hakmarrje për humbjen në ndeshjen e kaluar.

/GazetaBlic Sport