Sporti

Barcelona mund t’a ndëshkojë Dembelen për mos paraqitjen e tij në stërvitje, askush se beson se ai është sëmurë

01/23/2022 13:13
nga:E K

Situata mes Barcelonës dhe sulmuesit francez, Ousmane Dembele po vazhdon të tensionohet.

Situata e tensionuar mes palëve ka filluar me mos rinovimin e kontratës nga francezi te Barcelona, ky i fundit nuk ka pranuar as largimin në janar dhe kjo do të bëjë që Barcelona të mos fitojë asnjë para nga largimi i tij në verë, shkruan GazetaBlic Sport.

Dembele sot nuk është paraqitur në stërvitje me Barcën. Ai ka pretenduar se është i sëmurë dhe nuk është parë në kampin stërvitor bashkë me lojtarët e tjerë të ekipit.

Për këtë ai pritet të ndëshkohet pasi në ekipin e Barcelonës askush nuk e beson se ai ka probleme me stomakun, siç ka pretenduar sulmuesi francez.

Dembele nuk paraqitet në stërvitje me Barcelonën, pretendon se është i sëmurë

/GazetaBlic Sport/