Situata mes Barcelonës dhe sulmuesit francez, Ousmane Dembele po vazhdon të tensionohet.
Situata e tensionuar mes palëve ka filluar me mos rinovimin e kontratës nga francezi te Barcelona, ky i fundit nuk ka pranuar as largimin në janar dhe kjo do të bëjë që Barcelona të mos fitojë asnjë para nga largimi i tij në verë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pak ditë më parë Dembele publikoi një letër ku pretendoi se po shantazhohet nga Barcelona, ai tha se ka kontratë me klubin dhe përderisa është në klub do të bëjë më të mirën e tij për Barcelonën.
Megjithatë, Dembele sot nuk është paraqitur në stërvitje me Barcën. Ai ka pretenduar se është i sëmurë dhe nuk është parë në kampin stërvitor bashkë me lojtarët e tjerë të ekipit.
Dembélé has not appeared at the Ciutat Esportiva today. The Frenchman claims that he's ill. [@mfuster via @tjuanmarti]
— barcacentre (@barcacentre) January 23, 2022
/GazetaBlic Sport/


