Barcelona vazhdon të jetë shumë e interesuar për shërbimet e sulmuesit Memphis Depay.
Barcelona po kërkon ndryshime të mëdha për edicionin e ardhshëm, atje ku janë planifikuar edhe ardhje të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.
Njëri nga ta është edhe sulmuesi holandez i Lyonit, Depay, i cili pritet të transferohet këtë verë te Barcelona.
I pyetur nga mediat franceze. Depay e ka konfirmuar se Barcelona tashmë ka shprehur interesim serioz për të, por që ka edhe skuadra të tjera që kërkojnë shërbimet e tij.
“Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me mua, është e vërtetë. Por ka edhe klube të tjera në garë. Nuk kam vendosur për të ardhmen time për momentin: Më duhet pak kohë, atëherë do të zgjedh klubin tim të ardhshëm “, deklaroi Depay.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit holandez.
/GazetaBlic Sport/


