Sporti

Barcelona kërkon me çdo kusht transferimin e Moratas, Laporta takohet me drejtuesit e Atleticos

01/28/2022 11:50
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve në Spanjë, Barcelona ende shpreson të nënshkruajë me Alvaro Moratan në janar dhe Joan Laporta u takua dje me drejtuesit e Atletico Madrid.

Sulmuesi spanjoll është në huazim te Juventusi deri në fund të sezonit, por bardhezinjtë nuk do ta blejnë atë në verë për 35 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Max Allegri bllokoi daljen e sulmuesit në janar pasi “Zonja e Vjetër” dukej e paaftë për të përballuar një zëvendësim të vlefshëm për reprezentuesin spanjoll.

Megjithatë, lëvizja e Dusan Vlahovic në Torino do të thotë se Morata mund të largohet nëse Juventus kursen 5 milionë euro nga tarifa e huazimit të lojtarit.

Trajneri i Barcelonës, Xavi ende po kërkon për të nënshkruar me Morata-n dhe sipas El Chiringuito, presidenti i klubit Laporta fluturoi për në Madrid dje në mbrëmje për të takuar drejtuesit e Atletico-s.

Katalanasit thuhet se po bëjnë “çdo gjë që munden” për të marrë sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.

Agjenti i Moratas gjithashtu mori pjesë në takim, por të dy klubet janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje.

/GazetaBlic Sport/