Barcelona i ka ofruar Gianluigi Donnarumma një kontratë pesë-vjeçare, sipas Tuttomercatoweb.
PSG dhe Juventus gjithashtu të interesuar, por ende nuk kanë bërë një ofertë, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra katalanase është e gatshme t’i paguajë portierit 10 milionë euro në vit, por nuk është klubi i vetëm i interesuar.
Juventus dhe Paris Saint-Germain gjithashtu po tregojnë interes, por nuk i janë drejtuar agjentit të tij.
Donnarummas i skadon kontrata në qershor dhe do të jetë futbollist i lirë.
/GazetaBlic Sport/


