Sporti

Barcelona do t’i ofrojë Xavit një rol të ri në klub

03/28/2024 16:47
nga:Mergim Rreci

Xavi mund të ketë një rol të ri te Barcelona përveç atij të trajnerit.

Sipas programit të Barça Rservat në Catalunya Radio, katalanasit duan që ish-futbollisti të bëhet ambasador i Fondacionit të Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.

Ideja e skuadrës Blaugrana do të ishte shpallja e rolit të ri të Xavit në një prezantim publik, i cili do të bëhej në javët në vijim.

Trajneri ishte megjithatë i disponueshëm për të ndihmuar Deco, drejtor sportiv, të planifikonte sezonin e ardhshëm.