Barcelona ka arritur marrëveshje me Pierre-Emerick Aubameyang.
Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka arritur marrëveshje për kushtet personale me lojtarin e Arsenal, Aubameyang, përcjell GazetaBlic Sport.
Pengesë kryesore për transferimin e tij është francezi, Ousmane Dembele i cili ende nuk është larguar nga klubi spanjoll.
Siç raportohet nga mediat spanjolle, Barcelona do të nënshkruajë me sulmuesin gabonez në momentin që të lirohet nga kartoni i Dembeles.
Marrëveshja mes Arsenal dhe Barcelonës nuk pritet të jetë problematike.
/GazetaBlic Sport/


