Sporti

Barcelona ka kompletuar dokumentat, presin përgjigjje nga FFP për ta regjistruar transferimin e ri

04/14/2023 11:00
nga:E K

Barcelona ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit, Inigo Martinez.

Fabrizio Romano raporton se klubi katalunas ka përgatitur të gjitha dokumentacionet për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me spanjollin, shkruan GazetaBlic Sport.

Barca po pret përgjigjjen e FFP [Financial Fair Play] për ta regjistruar lojtarin.

Martinez është 31-vjeçar dhe gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje, ku ka shënuar një gol.

Blaugranët arritën marrëveshje me të me parametra zero pasi kontrata e tij kishte skaduar paraprakisht me klubin Athletic Billbao.

/GazetaBlic Sport/