Sporti

Barca zgjedh reperin amerikan për El Clasicon ndaj Real Madrid

05/02/2025 10:06
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se logoja e reperit amerikan Travis Scott do të zbukurojë fanellat e ekipit në El Clasicon e ardhshme të La Ligës.

Sipas marrëveshjes me Spotify, Barcelona do të veshë fanella me përshkrime specifike të dirigjuara në ndeshjen e madhe kundër Real Madridit në La Liga.

Deri më tani, katalanasit kanë luajtur me fanella që reklamojnë Rosalia-n, Drake-un, Karol G-në, Coldplay-in dhe Rolling Stones-in.