“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte transmetoi në televizionin Kanal10 një dokumentar për fshatin Cerajë të Leposaviqit.
Një vend si fshati Cerajë, me një pamje magjepëse do mbetej edhe 22 vite pas luftës i izoluar në mungesë të infrastructures rrugore.
Ndonëse thuhet se rruga që lidh këtë fshat të ketë qenë në projekt për asfaltim, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, madje ka dyshime se paratë janë marrë nga punë kryesi pa kryer fare punimet në asfaltim në vlerë prej mbi 1 milion euro.
“Vetë që e kam pa me sy të mi dokumentin në Ministri të Infrastrukturës, në dhjetor të vitit 2021 e kam pa dokumentin, ku shkruajke se rruga e Cerajës është e asfaltura për çka janë ndarë mbi 1 milion e 100 mijë euro”, u shpreh Enver Halili, përfaqësues i fshatit Cerajë.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: