Lajme

Albin Kurti: Më 28 dhjetor do të arrijmë fitoren e radhës

12/22/2025 15:51
nga:Genita C

Kandidati i VV për kryeministër, Albin Kurti, ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e saj, Elbert Krasniqi, raporton GazetaBlic.

Ai tha se më 28 dhjetor synohet një fitore e përbashkët për të vazhduar mandatin e ardhshëm dhe për të sjellë më shumë siguri e begati për vendin.