Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.
Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj.
“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, thuhet në një deklaratë të Bankës Qendrore, shkruan BBC.
Publikohen detaje nga vendi ku do të zhvillohen negociatat Rusi-Ukrainë


