Sporti

Banka e njohur amerikane do të investojë 6 miliardë dollarë në Superligën Evropiane

04/19/2021 22:27
nga:Lorik J

Banka amerikane, JP Morgan ka konfirmuar se ata do të financojnë Superligën e re të diskutueshme Evropiane me një ‘injeksion’ prej 6 miliard dollarëve.

Njoftimi i 12 klubeve të mëdha evropiane për synimin e tyre për t’u bashkuar me ligën e re të shkëputur është pritur me një reagim të ashpër nga La Liga dhe UEFA, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, banka ka rënë dakord për një bashkëpunim të përbashkët investimi me Key Capital, investitorët e shquar që përfshijnë biznesmenin e shquar spanjoll, Borja Prado.

/GazetaBlic Sport