Sporti

Ballkani zyrtarizon largimin e Albin Berishës te Petrolul

02/05/2024 11:34
nga:E K

Ballkani ka njoftuar se qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul në Poliesti të Rumanisë.

Sulmuesi 23 vjeçar është produkt i skuadrës suharekase ngase është rritur në këtë skuadër.

Raportohet se rreth 200 mijë euro është shuma e këtij transferi.

“Qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë.
Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese.
FC Ballkani vazhdon të jetë adresa e formimit profesional të futbollistëve tanë, për të cilët në vazhdimësi krijojmë mundësi të reja” thuhet në njoftimin e Ballkanit.