Sporti

Ballkani vuan, por fiton ndaj Fushë Kosovës – Prishtina barazon me Dukagjinin, Zekrija Ramadani merr fitoren e parë me Dritën

12/03/2023 14:57
nga:Lorik J

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës që u zhvilluan sot.

Prishtina ka barazuar në udhëtim ndaj Dukagjinit të Klinës me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i Prishtinës ndodhet në vendin e pestë me 22 pikë – teksa Dukagjini ndodhet një pozitë më poshtë me 21 pikë.

Drita është kthyer tek fitorja, pasi ka mposhtur ekipin e Feronikelit 74′ me rezultatin 3:1.

Blerim Krasniqi, Baftiu dhe Prapashtica realizuan golat për Dritën, teksa Razak për mysafirët.

Në Suharekë, Ballkani triumfoi me shumë vështirësi ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 2-1.

Ekipi i Ilir Dajës ishte duke humbur me rezultatin 0-1, pasi Mëziu realizoi pas katër minutave lojë, por gjithçka barazoi Walid Hamidi në fundin e pjesës së parë. Zyba vendosi fitoren e Ballkanit në minutën e 87’të, kur me një goditje të bukur realizoi në portën e Rugjit.

Ballkani mbetet në vendin e parë me 38 pikë, 10 më pak se Drita e vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport