Sporti

Ballkani ‘sundon’ Superligën, fiton me lehtësi edhe ndaj Malishevës

11/24/2023 14:54
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit ka siguruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 0 me 2 ndaj Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport.

Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

Ballkani vazhdon serinë e jashtëzakonshme pa humbje, duke kryesuar renditjen tabelare me 35 pikë, 10 më shumë se Drita e vendit të dytë.

/GazetaBlic Sport/