Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ballkani është në avantazh ndaj skuadrës së Klaksvik, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 2 me 0, me Nazmi Gripishin që shënoi golin e parë, kurse Korenica shënoi një gol fantastik në minutën e 41-të.
Skuadra kosovare ka mundur të shënojë edhe gola të tjerë, sidomos tek rasti i Korenicës në fillim që qëlloi shtyllën.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë në ndeshjen që vlen për raundin e tretë kualifikues në Conference League.
/GazetaBlic Sport/


