Sporti

Ballkani shkëlqen në “Fadil Vokrri”, fiton me 6 gola ndaj La Fioritas, siguron kualifikimin në raundin e tretë

07/26/2022 21:48
nga:Mergim Rreci

Ballkani ka siguruar kalimin tutje në raundin e tretë të Conference League.

Skuadra kosovare ka triumfuar me rezultat 6 me 0 në ndeshjen e dytë, me rezultatin e përgjithshëm 10 me 0 nga dy ndeshjet, shkruan GazetaBlic Sport.

Albion Rrahmani realizoi ‘Hat-trick’ në këtë takim, duke u bërë vetëm futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane.

Abazi dhe Ermal Krasniqi i shënuan tre golat e tjerë, me fitoren që nuk u kontestua në asnjë moment.

Tani, Ballkani e pret fituesin e ndeshjes mes Sutjeskas dhe Klaksvik, për ta mësuar kundërshtarin në raundin e tretë në Conference League.

/GazetaBlic Sport/