Sporti

Ballkani shkakton ‘tërmet’ tek Dinamo Zagreb dhe në Kroaci: Kishte tensione tek skuadra kroate pas ndeshjes!

1 vitë më parë
nga:Mergim Rreci

Skaudra e Ballkanit ka arritur një fitore të jashtëzakonshme mbrëmë ndaj Dinamo Zagreb.

Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 2 me 0, duke mposhtur një skuadër me traditë të madhe në futbollin evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Kishte një zhgënjim të madh tek kampi kroat pas ndeshjes dhe mediat atje raportojnë edhe për zhurmë dhe tensione në zhveshtore.

Mediumi ‘Index.hr’ shkruan se kishe tone të ngritura të zërit, me trajnerin që nuk ishte absolutisht i kënaqur me skuadrën dhe paraqitjen e tyre.

/GazetaBlic Sport/