Massimiliano Allegri është i zgjedhuri për të qenë trajner i ri i Milanit.
Milani tashmë po planifikon sezonin e ardhshëm, duke filluar me trajnerin që do të zëvendësojë Sergio Conceiçao në këtë rol. Sipas Gazzetta dello Sport , i zgjedhuri është Massimiliano Allegri.
Gazeta thekson se ka pasur një takim në New York midis numrit një të RedBird (pronari i klubit), Gerry Cardinale, dhe drejtorit ekzekutiv Giorgio Furlani, për të hedhur themelet për Milanin e ri.
Pas përpjekjeve të pasuksesshme në të kaluarën, kuqezinjtë tani duan të investojnë në një “trajnerë fitues” dhe besojnë se ish-trajneri i Juventusit, i cili ka mbetur pa klub që nga largimi nga Zonja e Vjetër , është njeriu i duhur.
Arsyet e tjera të dhëna janë aftësia për t’u përshtatur me lojtarët në dispozicion, si dhe fakti se ai kishte qenë tashmë në klub, në epokën e Berlusconit, ku kishte fituar titullin me Rossonerët në edicionin 2010/2011.
/GazetaBlic Sport/


