Skuadra e Ballkanit ka fituar ndeshjen ndaj Llapit me rezultatin minimal 1-0, duke marrë tre pikë tepër të mëdha.
Ballkani fitoi ndaj Llapit me golin e Albion Rrahmanit dhe pas barazimit të Dritës ndaj Gjilanit, suharekasit rikthehen në vendin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Daja ishte shumë i lumtur me fitoren e ekipit të tij.
“Sigurisht që është sakfirica e këtyre djemeve. Gjithsesi do të jemi me këmbë në tokë, sepse kemi edhe dy javë. Futbolli është gjithmonë i paparashikueshëm. Kemi marrë kreun e tabelës, sot mund të kënaqemi pak, por duhet të jemi serioz në këto dy javë që kanë mbetur, që ta kurorëzojmë një vit plot me suksese”, tha Daja për Art Motion.
“Punuam fortë sot për të ardhe deri tek goli dhe me pas luajtëm më mirë në strategji. Futbolli luhet për tifozët dhe kur stadiumi mbushet në këtë formë duhët të ketë spektakël. Pa mbështetjen e tyre nuk do të mund të arrinim këtu, Ballkani ka krijuar simpati edhe nga tifozët e tjerë, perveç Xhebrailave”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


