FC Ballkani para pak ditësh ka hedhur akuza ndaj klubeve të Superligës së Kosovës për kalkulime matematikore midis skuadrave kosovare.
Pas këtyre akuzave, FFK ka nisur procedura disiplinore për klubin e FC Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndaj kësaj procedure disiplinore ka reaguar sërish klubi nga Suhereka me një postim në Facebook.
Ballkani sqaron se në reagimin e mëparshëm ka bërë thirrje për sensibilizim dhe drejtësi në futbollin kosovar, pasiqë sipas tyre të gjithë po i dinë këto ndodhi.
“Të gjithë po i dini tashmë këto ndodhi kjo sepse janë sheshazi dhe shumë të dukshme prandaj nuk kalojnë pa u komentuar e reaguar nga të gjithë, lere më nga ne që jemi të dëmtuar direkt. FFK, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, menjëherë me datë 26.04.2021, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit. Shtrohet pyetja cili është misioni i FFK-së, sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që qesin në dritë të ndodhitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të”, shkruan në reagimin e Ballkanit.
Në fund skuadra e Ballkanit e ka përfunduar reagimin me një thënie: “Jo matematika po futboll të vërtet”
/GazetaBlic Sport/


