Sporti

Ballkani njofton tifozët për ditën e shitjes së biletave për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps

08/07/2023 20:10
nga:E K

Ballkani ka njoftuar për shitjen e biletave për ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues të Conference League.

Skuadra e Ballkanit në raundin tjetër që zhvillohet me datë 10 gusht do ta ketë përballë skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët e drejtuar nga Ilir Daja do të përballen me 10 gusht në “Fadil Vokrri” kurse pas 7 ditëve do ta kenë ndeshjen kthyese në udhtëim.

Biletat do të dalin në shitje nga e marta në stadiumin e qytetit në Suharekë, nga ora 13:00 deri në 22:00. Në këtë interval kohor, shitja e tyre vazhdon edhe të mërkurën, kurse ditën e ndeshjes deri në orë 17:00.