Skuadra e Ballkanit është nisur nga Aeroporti “Adem Jashari” për në Astana.
Kampioni i Kosovës e zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Astanas të enjten me fillim nga ora 16:30, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” mes këtyre dy skuadrave u fitua nga Astana me rezultat 1-2.
Ballkani aktualisht renditet në pozitën e 3’të të grupit C në Conference League me 3 pikë.
/GazetaBlic Sport.


