Sporti

Ballkani në Conference League | Ja kur hidhet shorti për grupet e kompeticionit të UEFA

08/31/2023 22:53
nga:Lorik J

FC Ballkani ka siguruar për herë të dytë radhazi kualifikimin në grupet e kompeticionit të UEFA Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Konferencës së Evropës 2023/24 do të hidhet të premten më 1 shtator.

Ceremonia e shortit do të fillojë nesër në orën 14:30 .

Shorti hidhet në Forumin Grimaldi në Monaco dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në UEFA.com.

/GazetaBlic Sport