Skuadra e Ballkanit është ndalur në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Ballkani i Suharekës ka barazuar 1-1 ndaj Dukagjinit në shtëpi, duke lëshuar kështu dy pikë mjaft të vleshme, teksa ekipi nga Klina fiton një pikë mjaft me rëndësi.
Otto John shënoi nga penalltia në minutën e 18’të për të zhbllokuar takimin.
Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani shënoi me kokë, për rezultatin final 1-1.
Gjilani ka triumfuar ndaj Trepçës 89′ në shtëpi me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë duel e shënoi mesfushori i Gjilanit, Albert Dabiqaj në minutën e 75’të.
Në Podujevë, FC Prishtina mori tre pikë ndaj Llapit, pasi fitoi me rezultatin 0-2.
Endrit Krasniqi dhe Albin Prapashtica shënuan golat e fitores për Prishtinën në këtë ballafaqim.
Kjo është fitorja e parë e Prishtinës në sezonin pranveror, pas tri humbjeve radhazi.
/GazetaBlic Sport


