Sporti

Ballkani mposhtet nga Dinamo Zagreb dhe eliminohet nga Conference League

12/14/2023 22:53
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbje nga Dinamo Zagreb në ‘Maksimir’ me rezultatin e thellë 3-0.

Ekipi kosovar u mbajt mirë në pjesën e parë dhe pas 45 minutave të parë, rezultati ishte 0-0.

Megjithatë, krejt tjetër futboll u luajt në pjesën e dytë, me skuadrën nga Kroacia që nuk lejoi asnjë befasi, duke shënuar tre gola, për tre pikë të cilat ia garantuan kalimin tutje në fazën e eliminimit të Conference League.

Dino Peric realizoi me kokë për 1-0 pas 69 minutave lojë dhe pas këtij goli, filloi ‘kolapsimi’ i Ballkanit.

Dy minuta më pas sulmuesi Bruno Petkovic realizoi për 2-0, teksa në të 77’tën, Bruno Petkovic realizoi sërish për 3-0.

Ballkani me këtë humbje eliminohet nga Conference League me bilanc prej 1 fitore (Dinamo Zagreb 2:0), 1 barazim (Astana, 0:0) dhe 4 humbje, total, katër pikë.

Viktoria Plzen kualifikohet si e para me 18 pikë, të gjitha fitore, Dinamo Zagreb nga vendi i dytë me 9 pikë. Astana ndodhet në vendin e tretë me 4 pikë, po aq sa Ballkani i vendit të fundit.

/GazetaBlic Sport