Sporti

Ballkani me paraqitje të dobët, barazon ndaj Hamrun në Podujevë!

07/23/2024 19:58
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Ballkani ka barazuar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ndaj Hamruns me rezultatin e barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i Ilir Dajës dominoi totalisht ndeshjen, madje humbi edhe një penallti me Lindon Emërllahun, i cili sërish ishte i pasaktë nga pika e bardhë.

Ndeshja e kthimit luhet në Maltë me 30 korrik.

/GazetaBlic Sport