Skuadra e Ballkanit ka marrë një tjetër fitore të madhe në Europë, duke mposhtur Lincoln Red Imps me rezultatin 2-0 në “Fadil Vokrri”, në ballafaqimin e vlefshëm në kuadër të raundit të tretë kualifikues së Conference League.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-0, me Ballkanin që kishte raste me Kryeziun, Thaqin e Gripshin, shkruan GazetaBlic Sport.
Në pjesën e dytë, FC Ballkani ndezi motorët dhe realizoi shpejt dy gola, për të “mbyllur” çështjen e fituesit.
Meriton Korenica shënoi fillimisht pas 59 minutave lojë – kurse dy minutave lojë ishte Lorenc Trashi ai që me një “volley” tronditi portën kundërshtare.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave, teksa Ballkani veçse ka bërë një hap të mirë drejt kualifikimit në “Play Off” që do ishte diçka e mrekullueshme.
/GazetaBlic Sport


