Ballkani ka arritur tjetër fitore të madhe në arenën evropiane.
Skuadra nga Suhareka ka shënuar fitore të rëndësishme në Play Offin e Europa Conference League duke e mposhtur skuadrën bjelloruse, BATE me rezultat 4-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi kosovar përmbysi rezultatin pasi ishin në disavantazh nga minuta e 10’të e takimit me golin e shënuar nga Laptev.
Ballkani barazoi rezultatin me Bajram Jashanicën në minutën e 35’të të takimit, rezultat me të cilin u përmbyll pjesa e parë.
GOAL! Ballkani 1-1 BATE Borisov (30 Bajram Jashanica)#UECL pic.twitter.com/lXgP5HvcWt
— SJT (@SJTJustThat) August 24, 2023
Me të nisur pjesa e dytë, Ballkani rrezikoi portën e kundërshtarit me anë të Korenicës, goditja e të cilit përfundoi mbi portë.
“Furia” e Ballkanit vazhdoi dhe kjo iu “shpagua” kur në minutën e 58’të Tolaj realizoi për epërsinë e skuadrës së tij.
????! | Bleart Tolaj | KF Ballkani 2-1 BATE Borisovpic.twitter.com/7jOXm1rcxa
— FootColic ⚽️ (@FootColic) August 24, 2023
Tolaj realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin në minutën e 67’të të takimit pas një asistimi milimetrik nga Armend Thaqi.
????! | Bleart Tolaj | KF Ballkani 3-1 BATE Borisovpic.twitter.com/WMqnCNWKU4
— FootColic ⚽️ (@FootColic) August 24, 2023
Thaqi realizoi golin e katërt për Ballkanin në minutën e 88’të për të vulosur epilogun përfundimtar të këtij takimi.
????! | Armend Thaqi | KF Ballkani 4-1 BATE Borisovpic.twitter.com/9a4byh6wvo
— FootColic ⚽️ (@FootColic) August 24, 2023
Ndeshja kthyese zhvillohet me datën 31 gusht.
/GazetaBlic Sport/


