Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Europa Conference League ku po luajnë skuadrat shqiptare, Ballkani dhe Shkëndija.
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka mbyllur pjesën e parë me rezultat të barabartë pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani ishte skuadër më e mirë me më shumë raste shënimi ku vlen të përmendet mundësia e artë e Albion Rrahmanit në minutën e 31’të të takimit.
Ballkani realizoi në minutën e 42’të të takimit, por goli u anulua për offside.
Në anën tjetër, Shkëndija mbylli me sukses pjesën e parë duke shkuar e qetë në pushim me epërsi minimale prej 1-0.
Golin e epërsisë për Shkëndijën e realizoi, Ferhan Hasani në minutën e 22’të të takimit.
Hasani ishte i saktë nga pika e bardhë për të kaluar skuadrën e tij në avantazh, kurse me këtë gol u vendos epilogu i pjesës së parë.
/GazetaBlic Sport/


