Sporti

Ballkani – La Fiorita, ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen

07/26/2022 18:52
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit sonte do të luajë ndaj La Fioritas në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Ballkani dhe La Fiorita takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në ndeshjen kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë e luajtur në San Marino i takoi ekipit kampion të Kosovës që fitoi me rezultatin e thellë 0:4, me golat e Meriton Korenicës, Albion Rrahmanit (2) dhe Albin Berishës.

Janë mësuar tashmë formacionet zyrtare për këtë takim:

Ky takim transmetohet direkt në Art Sport1 dhe Klan Kosova.

/GazetaBlic Sport/