Ballkani vazhdon aventurën në garat evropiane.
Kampioni i Kosovës do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klasvik, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për xhiron e 3’të të Europa Conference League zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.
Radio Televizioni i Kosovës e ka konfirmuar se ndeshja do të transmetohet direkt në televizionin publik të Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


