Sporti

Ballkani – Gjilani, forma e dy skuadrave para derbit të madh që zhvillohet sot

04/25/2021 11:07
nga:L J

Xhiro e 30’të e Superligës së Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje mjaft interesante.

Një duel mjaft interesant zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani e mirëpret Gjilanin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ballkani dhe Gjilani takohen sot me fillim nga ora 15:00.

Klubi i Bledi Shkëmbit, Ballkani po kërkon kreun e tabelës – kurse Gjilani ndodhet në vendin e katërt larg objektivave.

Forma e dy skuadrave në pesë takimet e fundit:

  • Ballkani: Tri fitore, një humbje, një barazim
  • Gjilani:  Tri fitore, një humbje, një barazim

Pesë ndeshjet e fundit direkte:

  • Ballkani: 1 fitore
  • Gjilani: 1 fitore
  • Barazime: 3

/GazetaBlic Sport