Sporti

Ballkani fantastik në ‘Fadil Vokrri’, në avantazh pas 45 minutave ndaj Sivasspor

10/13/2022 21:48
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me avantazh ndaj Sivasspor, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra kosovare ka epërsinë prej 1 me 0, me golin fantastik të realizuar nga Armend Thaqi.

Ishte një paraqitje shumë e mirë e kampionit të Kosovës, atje ku ka mundur të shënojë edhe të paktën dy gola.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/