Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Prishtina ka triumfuar në derbin e madhe ndaj Dritës me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.
Betim Haxhimusa shënoi për epërsinë e Dritës, kurse Endrit Krasniqi barazoi shifrat me një gol të bukur në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Besnik Krasniqi realizoi gol në minutën e 70’të për fitoren e madhe të skuadrës nga kryeqyteti.
Kjo ishte fitorja e katërt për skuadrën e Prishtinës ndaj Dritës në këtë edicion.
Llapi ka triumfuar poashtu ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2 me 1.
Muharrem Jashari shënoi për mysfafirët për 0 me 1, kurse Ardit Peposhi dhe Valmir Veliu shënuan për fitoren e Llapit.
Ballkani poashtu ka triumfuar ndaj Gjilanit me rezultat 0 me 1.
Mevlan Zeka shënoi golin e fitores për skuadrën nga Suahreka në këtë takim.
Ishte kjo një fitore e madhe për skuadrën e Bledi Shkëmbit që tashmë e bën edhe më të “zjarrtë” garën për titullin kampion në Superligë.
Tashmë Ballkani dhe Drita kanë nga 64 pikë, kurse Prishtina ka 63 sosh në vendin e tretë.

/GazetaBlic/


