Të shtunën në Tetovë është ditë e madhe, ditë feste, sepse klubi shqiptar, Shkëndija do ta festojë titullin e pestë në histori të futbollit në Maqedoni.
Shkëndija me shumë meritë u shpall edhe zyrtarisht kampion xhiron e kaluar, teksa të shtunën në duelin me Sileksin edhe do të kurorëzohet me titull.
Tifozeria e flaktë e Shkëndijës, “Ballistët” kanë paralajmëruar spektakël e atmosferë elektriezuese të shtunën, ku do të shpalosin koreografi e do të festojnë titullin e shumëkërkuar, që rikthehet në Tetovë pas katër sezonesh.
Në Tetovë të shtunën do ketë tifozë nga e gjithë shqiptaria, ku do festohet titulli i madh i Shkëndijës së Jeton Beqirit.