Bali Muharremaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Suharekës, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve Xhemshir Xhemshiri, Murat Kokollari, Hafir Elshani, Burim Elshani dhe Zymer Buzhala, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se dëshmorët janë udhërrëfyesi për lirinë e vendit.
Postimi i tij i plotë:
Dëshmorët janë udhërrëfyesi për lirinë e vendit.
Sot i nderuam dhe i kujtuam dëshmorët Xhemshir Xhemshiri, Murat Kokollari, Hafir Elshani, Burim Elshani dhe Zymer Buzhala.
Lavdi e përjetshme.


