Gareth Bale është tërhequr nga futbolli, por gjatë karrierës së tij mund të thuhet se ka fituar pothuajse gjithçka.
Uellsiani foli për aventurën e tij në Real Madrid në një intervistë për BT Sport: “Kur hyn në atë dhomë të zhveshjes, thjesht ndihesh si fitues. Sigurisht, të jesh i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj ndikon në ty, por është e vështirë të shpjegohet. Fitorja është mentaliteti i atij klubi”, përcjell GazetaBlic Sport.
Shumë njerëz gjithmonë kanë pyetur veten se çfarë ndodhi kur u mposht në një ndeshje. Bale u përpoq ta shpjegonte: “Në Madrid, nëse humbje ishte sikur bota të kishte mbaruar. Ata të kryqëzojnë, ti shkon në shtëpi në depresion. Në finalen e Ligës së Kampionëve 2018, fola me lojtarët e Liverpool para ndeshjes, ishte e vështirë për t’i bërë të flinin sepse ishin nervozë. Thjesht prisnim të fitonim.”
/GazetaBlic Sport/


